Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Diola Dosti tregon për TAR gjithçka rreth eksperiencën së saj në BBV dhe zbulon detaje që ne nuk i dinim!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP” Diola Dosti. Ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm…

Padyshim që ishte një eksperiencë mjaft e bukur, e kam shijuar në maksimum. Kishte ato sfidat e veta por kur dola jashtë e kisha pak frikë atë pjesën se si do isha dukur por u kënaqa. Unë kam ndjetur gati gjashtë javë, nuk ishte një periudhë e shkurtër. E shijova me të vërtetë. 

A ishte më e vështirë nga sa e kishe menduar?

U përpoqa që ta merrja me sportivitet por që nuk mjaftonte ndoshta ai pozitiviteti im, ajo qasja që kisha kundrejt banorëve të tjerë sespse ndihej ajo trysnia.

Kur u vendose në nominim me Amosin a u surprizove që nuk dole atë natë?

Po, u surprizova sepse Amos kishte për të dhënë në fakt sepse është një djalë shumë inteligjent dhe unë e çmoj shumë, vetëm se ai ishte tërhequr në të njëjtën kohë. 

Cili ishte qëllimi kryesor i Diolës?

Qëllimi im ishte që të shkoja deri në finale padyshim. Unë nuk hyj asnjëherë me idenë që do rri dy javë të shikoj çfarë do bëhet dhe do kthehem, jo asnjëherë. Unë hyra për një qëllim që të shkoj deri në finale dhe të transmetoj aty qoftë edhe një qytetari në argumentim, një debat konstruktiv qoftë edhe për ushqimin. Unë i mblodha në tavolinë 15-16 veta. 

Si e ka gjykuar lojën e Diolës, ish-bashkëshorti i saj?

IIsh-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysmë. 

A kishte një kimi mes saj dhe Xhonatanit brenda shtëpisë së BBV?

Kjo është e vërtetë, Xhonatani ishte një person që kishte një energji krejtësisht tjetër nga personat e tjerë, ishte një person pa sherr, i sinqertë, kishte një kimi shumë të pastër. Ashtu jam edhe unë dhe kjo ishte arsyeja se pse ne të dy na lidhnin edhe lojërat në fakt. Edhe pjesa e kërcimit pastaj sepse është komentuar shumë ajo, unë kam kërcyer edhe me Luizin në fillim. Unë e kam pasion kërcimin. 

Diola gjithashtu u ndal edhe tek pjesa e largimit të papritur mbrëmjen e djeshme të Bledit, ku ai ishte shprehur para se të bënte të ditur vendimin se kishte një surprizë.

Kur ka hyrë Bledi aty në spektakël, e pashë që në ngjyrën e lëkurës, në fytyrë që ishte si i dorëzuar. Kur ai tha kam një surprizë me thënë të drejtën filloi të më rrihte zemra sepse thashë që do jetë për Nitën, shumë sinqerisht e mendova. 

Por a e ka realisht qejf Nita?

Unë kam tentuar. Shiko Nita nuk është se është shprehur shumë sepse edhe si person është shumë gocë e fortë. Nita ishte kështu: “Do t’ia lëmë kohës”. E bukura është se edhe kur ishim aty brenda Nita më thoshte se: “Ti më ke mësuar artin e përqafimit”, sepse është pak e ftohtë. Unë e shikoja që kur i flisja për Bledin, vesh më vesh buzëqeshja. Kishte një lloj pëlqimi, po. Por gjithësesi mendoj që kur të dalë jashtë do ta shohim.