Health & Beauty

Dita e Tokës, sot një arsye më shumë për të lënë cigaren

Tymi i çliruar gjatë djegies së duhanit është gjithashtu faktor i ndotjes së ajrit dhe gjithashtu ndikon në përkeqësimin e asaj që të gjithë e njohim tanimë, “vrima e Ozonit”. Por sot është Dita e Tokës. Dhe prej vitesh, organizatat për mbrojtjen e planetit bëjnë thirrje të ndalojmë çdo veprimtari që po ndikon negativisht tek mjedisi, siç është përshembull krijimi i mbetjeve apo ngarja e makinave që prodhojnë tym.

Sigurisht, këtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndikimin që ka në ambientin ku ne rrimë dhe sa i rrezikshëm është tymi i duhanit edhe për të afërmit tanë, fëmijët, apo të moshuarit. Njësoj si duhanpirësi, edhe duhanpirësit pasivë janë të ekspozuar ndaj 7 mijë kimikateve të cilat çlirohen me tymin sa herë dikush në dhomë ndez një cigare.

Nuk ka arsye për të vazhduar cigaren. Qoftë për njerëzit tanë apo për planetin ku do të jetojnë pasardhësit tanë, është koha e duhur për të hequr dorë krejtësisht prej tyre.

E ndërsa po ndërmerren masa të rëndësishme ligjore sa i takon makinave për t’i zëvendësuar me ato elektrike, nuk mund të themi se po ndodh e njëjta gjë edhe me cigaret, djegia e të cilave gjithashtu prodhon tym të dëmshëm jo vetëm për ne, por edhe për ambientin.

Megjithatë, 1 miliard njerëz në të gjithë botën vazhdojnë të mbeten duhanpirës.

Kjo është arsyeja përse kompanitë e mëdha të duhanit, si Philip Morris International, kanë vendosur t’i ndërmarrin vetë hapat e parë në eleminimin e cigareve, tymi i të cilave po shkakton dëme të pakthyeshme tek njerëzit dhe tek planeti Tokë. Prej më shumë se 20 vitesh, po investohet në kërkime për produkte më pak të dëmshme si alternativa ndaj cigares.