Showbiz

Ditëlindja e reperit, Eminem performon në majën e “Empire State Building”

Sot reperi me famë botërore Eminem feston ditëlindjen e tij të 46-të dhe pak orë para ditës së tij speciale ka dhënë një ndër performancat më të bukura të karrierës së tij.

I ftuar në “Jimmy Kimmel Live”, Eminem ka performuar hitin e tij më të fundit “Venom” teksa ngjitej në majën e “Empire State Building”. Qiellgërvishtësi i ndërtuar në vitin 1931 është 1454 metra i gjatë me 102 kate.

Eminem në videon e cila u bë menjëherë virale shfaqet duke u dhuruar fansave të tij një spektakël të vërtetë duke ngjitur katet me ashensor teksa këndon “Venom” e duke arritur majën e “Empire State Building”.

Reperi po korr një sukses të jashtëzakonshëm me albimun e ri “Kamikaze”, projektet muzikore të të cilit kanë kapur majat e klasifikimeve botërore.