Gossip

Divorci i Melania dhe Donald Trump paska qenë një lojë?!

Joe Diden u zgjodh Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kështu Donald Trump. Për Trump, mediat e huaja kanë bërë të ditur se bashkëshortja e tij Melania është gati për divorcin. 50-vjeçarja dhe Trump kanë pasur prej kohësh probleme në martesën e tyre, mirëpo e vetmja arsye që ajo nuk kishte kërkuar divorcin ishte që të mos ndikonte negativisht gjatë zgjedhjeve për President.

Por, duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Mikesha e Melania-s, Stephanie Winston ka treguar në “Hollywood Life Podcast” të kundërtën.

Isha në makinë me të dhe po vinim nga New York-u. Donald ishte në një ndeshje, e telefonoi dhe e pyeti për diçka. Ajo është telefonata e parë e tij. Ai do aprovimin e saj për çdo gjë. Melania i tregon atij si duhet të jetë, por nga ana tjetër edhe e vlerëson për punën që bën. Kam vënë re se ata shihen me njëri-tjetrin me pasion. Ndryshe nga sa thuhet në media, ata kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Diskutojnë hapur për çdo gjë. Unë nuk i kam dëgjuar një herë të zihen.

Gjithashtu, e pyetur për rastet kur Melania është parë në publik duke refuzuar të kapë për dore partnerin, Winson theksoi se “Ata kanë një qëllim për çdo gjë që bëjnë”.