Gossip Showbiz

Dj PM përpiqet të rregullojë situatën e mbrëmshme por…

Një ndër çështjet më të përfolura brenda shtëpisë së “Big Brother” është marrëdhënia mes Sarës dhe banorit të ri, Dj PM.
Kujtojmë se gjatë klipit prezantues ai shprehu një lloj pëlqimi kundrejt blogeres, dhe që në sekondat e para filluan flirtet dhe përqafimet.
Por mbrëmjen e djeshme teksa po luanin një lojë me pyetje të cilat i kishin bërë vetë ata, Pajtimi duhej t’i përgjigjej një pyetje që thoshte se me kë banore do të lidhej vetëm për hir të lojës.
Përgjigja e tij na la paksa konfuz dhe të befasuar pasi ai përmendi emrin e Sarës, me të cilën ishte shfaqur shumë i afërt dhe i ëmbël këto ditë.

Është një vajzë shumë e mirë, përshtatemi në tip, por jo që të tentoj diçka. Nuk mund të të pëlqej dikush për 3 ditë, duhet kohë që ta njohësh

Sara sigurisht që nuk e priti mirë diçka të tillë, madje i mbeti në mendje dhe filloi duke i marrë mendim dhe banorëve të tjerë, ndër to dhe Monikës e cila theu rregullin që nuk duhet të fliste vetëm për ta këshilluar atë.
Gjithsesi, Pajtimi ditën e sotme e mori Sarën për të sqaruar atë çfarë ai kishte thënë një natë më parë duke iu betuar se ajo ishte emri dhe opsioni i vetëm që ai kishte.

Betohem në Zot, betohem te nëna ime që i vetmi opsion ke qenë ti. Pyetja ka qenë me kë do krijoja lidhje. Semin e kam parë dhe s’më tërheq. Fifi s’më vjen shprehja me e thënë, Arjolën jo. Beatrixin e njoh prej kohësh.

Një situatë e tillë na duket paksa e dyshimtë, por mbetet ende për të parë se çfarë do të ndodhë mes dyshes, por nga ana tjetër, babai i Sarës nuk është aspak i kënaqur me këtë situatë.
Madje ai ka kërkuar që ajo të dalë nga shtëpia të martën.