Music Selected By

Dj Vini sërish me muzikën më të bukur në “Selected By”!

Programi më i ndjekur muzikor i Top Albania Radio-s është padyshim “Selected By”! Ky emision vjen pranë jush çdo të dielë në orën 21:00 dhe qëndron me ju në një maratonë dy orëshe ku ju prezanton me muzikën më të mirë të përzgjedhur nga Dj të ndryshëm.

Këtë mbrëmje, rikthehet një ndër Dj më të mirë në vend, ai është Dj Vini. Një prej Deejay më të kërkuar në Tiranë, në clubet më në zë dhe jo vetëm. Ai do t’ju njohë me shumë prej hiteve të ndryshme ndër vite, si dhe një larmishmëri ritmesh dhe rrymash të ndryshme muzikore të cilat do t’ju pëlqejnë pa masë.

Ne ju sugjerojmë të zgjidhni një shoqëri të mirë, ngrini volumin e radios më të mirë në vend dhe shijoni muzikën magjepsëse!