Aktualitet

Djali i producentes Vjosa Berisha, emocionon me dedikimin kushtuar nënës së tij të ndjerë!

Pak ditë më parë producentja e njohur, Vjosa Berisha u nda nga jeta. Lajmi u konfirmua nga bashkëshorti i së ndjerës, Fatos Berisha i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram shkroi se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë në spitalin ‘University College Hospital’ në Londër.

Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi!

Regjisorja e njohur ndodhej në një spital të Londrës, ku po kurohej për kancerin në vezore prej më shumë se një viti. Pas shumë ngushëllimeve nga personazheve publike, ka reaguar edhe djali i Vjosës, Leka. Ky i fundit ka shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram disa foto me të ëmën në momente te ndryshme të jetës. Tek postimi i tij ai ka zgjedhur të shkruajë:

Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota!

Ndërkohë, ngushëllimet kanë qenë të shumta nga persona të ndryshëm, të cilën ndonëse nuk e kishin njohur personalisht Vjosën, e ndjejnë dhimbjen e largimit të saj pafundësisht.