Celebrities Gossip Showbiz

“Do e lija!” Për çfarë arsye do t’i jepte fund martesës me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj?

Me datë 1 tetor të këtij viti, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.

Rudina njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra. Aktorja nuk ngurron të ndaj momente nga jeta e saj personale dhe shpesh të bëjë ‘biseda online’ me ndjekësit për të shuar sadopak kuriozitetin e ndjekësve.

Së fundmi. me anë të një Ask-u, aktorja i është përgjigjur disa pyetjeve të tyre, ku një ndër to ishte me të vërtetë pikante. Si do të reagonte nëse partneri saj do e tradhtonte? Rudina Dembacaj ka dhënë një përgjigje shumë të drejtpërdrejt nëse do të përballej me këtë situatë.

Do e lija!   

Rikujtojmë se, para pak ditësh e ftuar në “Pardon My French”, Rudina dha  intervistën e saj të parë që nga dita e dasmës së saj. Lidhur me këtë event kaq të rëndësishëm, Rudina u shpreh:

Dasma ishte një festë shumë  e bukur. Nuk kam patur asnjë stres gjatë përgatitjeve… E vetmja gjë që më impenjoi pak më shumë ishte se si do i vija tavolinat, por edhe ajo kaloi shumë shpejt…  Doja t’i respektoja të gjithë dhe besoj se ia kam dalë shumë mirë.

Aktorja gjithashtu, zbuloi dhe momentin më të bukur të festës që ishte pikërisht kurora para kishës.

Gjatë intervistës, Rudina u përlot teksa shpjegoi veshjen e saj aq tradicionale sa edhe moderne gjatë kësaj dite të veçantë. Momenti më prekës ishte teksa flet për të atin.