Lifestyle

Do shpenzoni sa ‘qimet e kokës’, në këtë vend nuk ia vlen të jetosh nëse je ‘single’…

Qyteti i Nju Jorkut është shënuar si vendi më i shtrenjtë për të jetuar si beqar, sipas një studimi të ri nga firma e pasurive të paluajtshme Zillow. E vërteta e hidhur, thotë studimi, është se beqarët paguajnë mesatarisht 19,500 dollarë më shumë në të gjitha bashkitë në vit për një dhomë gjumi, krahasuar me dikë që jeton me një partner në të njëjtën zonë.

Në Manhatan, kjo shifër rritet edhe më shumë, në 24,000 dollarë – duke e bërë atë bashkinë më të shtrenjtë. San Francisko, i cili gjithashtu njihet prej kohësh si një qytet me çmim të lartë, vjen në vendin e dytë me një “taksë beqarësh” prej 14,000 dollarësh për një apartament me një dhomë gjumi. Ndërkohë, partnerët që jetojnë së bashku në New York City do të kursejnë mesatarisht 39,000 dollarë në vit.

Në të gjitha qytetet e SHBA-së, Detroit dhe Cleveland janë etiketuar se kanë taksën më të ulët për beqarët me 4,483 dollarë dhe 4,387 dollarë. Amanda Pendleton, eksperte e tendencave të reja të shtëpive të Zillow, thotë në raport se:

Të jetosh vetëm ka përfitimet e veta – nuk duhet të ndash kurrë një banjë, ke pretendim për televizorin në çdo kohë dhe enët e pista mund të grumbullohen për aq kohë sa të duash, pa u gjykuar. Por e gjithë kjo liri vjen me një kosto. Edhe pse çmimet e qirave kanë filluar të ulen, ato janë ende dukshëm më të larta se një vit më parë. Qiramarrësit që mendojnë të jetojnë vetëm këtë vit duhet të vendosin se sa e vlefshme është për ta të jetuarit vetëm dhe nëse kostoja ia vlen.

Në nivel kombëtar, beqarët paguajnë gati 7,000 dollarë shtesë në vit për një apartament mesatar me një dhomë gjumi.