Bota

Do ta besonit nëse do t’ju thonim se Vladimir Putin ka qenë i nominuar dy herë për Çmimin Nobel për Paqen?

Mund të duket çudi në ditët e sotme që personi i cili urdhëroi sulmin ndaj Ukrainës, Valdimir Putin të ketë qenë dy herë i nominuar për çmim Nobel. Sigurisht që nga momenti që ka nisur lufta më 24 shkurt të këtij viti ka pasur shumë kuriozitet për të njohur njeriun që inicioi këtë tragjedi, Presidentin rus.

Cilat kanë qenë dy rastet në të cilat Putin është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe? 

Presidenti Vladimir Putin bindi presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad që të dorëzonte armët e Sirisë në mënyrë paqësore, në vend të opsionit tjetër të ndërhyrjes agresive, me gjasë për shkak të miqësisë së tij me të. Për këtë, ai u nominua për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2014. Ai gjithashtu u nominua për Çmimin Nobel për Paqe rishtazi, në vitin 2021. Nominimi nuk erdhi nga Kremlini, por sipas mediave ruse, disa personazhe publike ruse të udhëhequr nga shkrimtari Sergey Komkov dërguan nominimin në Oslo.

Ndoshta që pas nisjes së luftës kjo gjë nuk pritet që të ndodhë më sepse ish-kryeministrat britanikë, Gordon Brown dhe John Major bëjnë thirrje për krijimin e një gjykate të re ndërkombëtare, për të hetuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe vartësit e tij për sulmet në Ukrainë. Me emra kryesorë nga bota e ligjit, ato akademike dhe politike, iu bashkuan një fushate që synon të nxjerrë presidentin rus në gjyq.

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se disa anëtarë të Parlamentit Evropian dhe qeveri të vendeve të ndryshme evropiane, i kërkuan Komitetit të Nobelit që të shqyrtojë nominimin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe popullit të vendit të tij, për Çmimin Nobel për Paqen. Ata shkruajnë:

Burrat dhe gratë e guximshme ukrainase po luftojnë për të ruajtur demokracinë dhe vetëqeverisjen. Nga mospërfillja e presidentit ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike Volodymyr Zelenskyy tek njeriu i përlotur që i thotë lamtumirë familjes së tij për të luftuar për vendin e tij, njerëzit në mbarë Ukrainën po ngrihen për t’i rezistuar forcat e autoritarizmit.