Celebrities Gossip Showbiz

Do të duhet të prisni pak, por Alban Skënderaj e ka gati edhe surprizën e rradhës!

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër dyshet më të preferuara të publikut. Ata jo pak herë na kanë shkrirë zemrat me bashkëpunimet e tyre duke na sjellë këngë shumë romantike. Dhe i tillë ka qenë dhe projekti i tyre i fundit.

“Zemër përmbi zemër” u titullua kënga e tyre më e re që ju bashkua edhe listës në “Top Awards”. Përsëri një këngë romantike që është tipik për natyrën e të dy artistëve. Kjo këngë u përqafua shumë mirë nga publiku e duket se artisti nuk ka të ndalur!

Pak më parë, Albani me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka treguar se do të publikojë një këngë të re, së cilës i ka zbuluar titullin dhe një sekuencë të shkurtër, por do të na duhet të presim edhe pak për ta dëgjuar.

Spektatore, vjen (jo edhe aq) shumë shpejt

Rikujtojmë se, Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin.  I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël.

Rikujtojmë se, Miriami dhe Albani janë prindër të fëmijëve, një vajze dhe një djali. Dyshja e këngëtarëve që janë gjithmonë pranë publikut kanë rrëfyer historinë e ëmbël se si zbuluan që engjëlli i tyre do të vinte në jetë kur ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë e gjithashtu teksa ishin edhe në xhirimet e klipit “Duamë”.