Celebrities Music Showbiz

Do t’i përfshijë në albumin e tij, Capital T ka një surprizë për fansat!

Capital T është një ndër artistët më të preferuar e më të njohur të momentit. Këtë sezon veror ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore por ai që kulmoi ishte konceri i tij madhështor në Kosovë.

Artisti mblodhi disa prej emrave më të njohur të muzikës si dhe yllin me famë botërore, Akon për të performuar në koncertin e tij “Time Capsule II”. Nëse kishit menduar që Kapo është duke pushuar, e keni gabim pasi vetëm së fundmi, reperi i njohur ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij në “broadcast channel“, se pritet të publikojë së shpejti albumin e tij të gjashtë, për të cilin është shprehur se do të jetë legjendar.

Shpresoj të jeni duke kaluar mirë sot. Thjesht doja t’ju falenderoja për suportin e vazhdueshëm. Do të thotë shumë për mua. Doja t’ju lajmëroja që albumi numër 6 ka për të qënë legjendar. Mezi po pres ta publikoj që të marr reagimet tuaja nëse ju pëlqen aq shumë sa na pëlqen edhe neve.

Teksa ka falenderuar të gjithë fansat e tij për suportin e treguar gjatë gjithë këtyre viteve, Capital T është shprehur gjithashtu se ka menduar që në albumin e tij të ri të përfshijë edhe fansat e tij.

Kam dëshirë që t’ju përfshij sa më shumë në album ndoshta me ndonjë “livestream” ku iu tregoj këngët. Nuk e di akoma se si por ju jam shumë mirënjohës të gjithëve që ju kam dhe për suportin që më jepni.

Këngëtari ka treguar se ky album, kopertina e të cilit pritet të dalë së shpejti së bashku me datën e publikimit, do të ketë në total 10 bashkëpunime.

Harrova, shumë shpejt del kopertina e albumit dhe data e publikimit. Dhe diçka me rëndësi. Kam përafërsisht 10 bashkëpunime në album.