Celebrities Music Showbiz

U kritikua për “Pyes lotin” me Capital T, Elsa Lila ka për herë të parë sot një përgjigje…

Artistja Elsa Lila vjen me një koncert recital për herë të parë për publikun shqiptar në Pallatin e Kongreseve. Mëngjesin e kësaj të marte ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur pikërisht për koncertin e saj, i cili do të mbahet më 1 nëntor. Por jo vetëm kaq, pasi këngëtarja e njohur u pyet edhe për kritikat që mori për rikthimin e këngës “Pyes lotin” në Festivalin e Këngës, së bashku me Capital T.

Sigurisht që versioni i parë është fantastik, po edhe ky ishte një kombinim shumë i bukur. Për ty si ishte të rikëndoje edhe një herë “Pyes lotin”?

Shumë emocion. Prej 26 vitesh nuk e kisha kënduar kurrë më në asnjë koncert të mëpasshëm. Sigurisht ishte shumë bukur por duke qenë se ishte nata e të ftuarve, ishte nata e 3-të e Festivalit, ku ne duhet të përcillnim këngë të Festivaleve të kaluara por me një të ftuar, atëherë unë mendova që të bashkëpunoja me Captial T, sepse doja t’i jepja një lloj leximi dhe freskie pas 26 vitesh. Ta sillja më në kohë edhe pse indikacionet e stafit ishin: “ju lutem mos na sillni ‘copy paste’ të këngëve ashtu siç kanë qenë, na sillni një lexim të ri”. Si do të ishin bërë në një epokë më të re, sot. Unë mendova të merrja një djalë të ri me një zhanër ndryshe nga i imi dhe eksperimentova. Dhe Trimi e përballoi në mënyrë të shkëlqyer pasi tekstin e shkroi ai, të pjesës që reponte.

U bë pak kontroverse në atë kohë se pati një reagim nga Valentin Veizi…

Nuk i konceptoj dot. Nuk e di çfarë nuk i pëlqeu, unë bëra punën time, artin tim, unë i ofrova diçka publikut të bukur, nuk vramë njeri, nuk premë njeri, bëra thjesht një këngë. Nuk besoj se ekzekutova dikë. Unë përgjigjem vetëm në rastet kur ka sens të replikosh, kur nuk ka sens të replikosh thjesht nuk flas. Unë jam e hapur ndaj të gjitha llojeve të muzikës. Të gjithë ne dëshirojmë që njerëzit të duan, jo vetëm në skenë por edhe në jetën e përditshëm. Duam të mbjellim mirë dhe të kemi një feedback pozitiv. Ajo që të gjithë ne bëjmë dhe duam është e drejtuar drejt një feedback-u nga shoqëria. Mendoj se jo të gjithë të duan dhe jo të gjithë të kuptojnë. Kritikat i pranoj dhe i dua, komentet nuk i konceptoja dot por tani i kam ridimensionuar. Tani jetoj për veten time dhe dua te jem korrekte për veten dhe familjen time.