Rajoni

Dodik: Provokim, takimi i Kurtit me dy anëtarët e presidencës së Bosnjës në Paris!

Kreu i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Paris zhvilloi një takim me kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsiç dhe anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegonivës, Denis Beqiroviç.

Kreu i Republikës Srpska, Millorad Dodik ka komentuar takimin, për agjencinë e lajmeve Srna dhe tha se takimi i anëtarëve të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljko Komsiç dhe Denis Beqiroviç me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Paris paraqet një kërcënim për sovranitetin e BiH dhe një akt të drejtpërdrejtë të shkatërrimit të saj, për të cilin ata vazhdimisht betohen.

Dodik theksoi se në këtë mënyrë Komsiç dhe Beqiroviç tregojnë se janë të gatshëm të njohin atë që Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh dhe theksoi se Beqiroviç dhe Komsiç udhëheqin një politikë hipokrite dhe se takimi i tyre me Kurtin është një nga një sërë provokimesh të paramenduara.

Në rastin e BiH, ata vazhdimisht u përpoqën t’i “mësojnë” presidentit serb Aleksandar Vuçiç për sovranitetin dhe integritetin territorial, tha Dodik, “dhe kur bëhet fjalë për provincën jugore serbe, ata ‘harrojnë’ këtë dhe sulmojnë drejtpërdrejt integritetin e Serbisë.”

“Gjithashtu, kur përmendet bashkimi paqësor i Bosnjë-Hercegovinës, atëherë u mbushet goja me sovranitet dhe “shtetin” e Bosnjë-Hercegovinës, por ata janë të gatshëm të ndërhyjnë në punët e brendshme të Serbisë”, tha Dodik.

Ai përsëriti se nuk ka asnjë vendim nga Bosnja dhe Hercegovina për njohjen e Kosovës dhe tha se Srpska nuk do të pajtohet kurrë me një gjë të tillë, pavarësisht nga qëndrimet e politikanëve në Bosnje-Hercegovinës.