Celebrities Music

Doja Cat detyrohet të anulojë koncertet e saj për një arsye shumë të fortë!

Së fundmi këngëtarja e njohur Doja Cat ka njoftuar se do të duhet që të anashkalojë dy nga shfaqjet e saj të planifikuara për “Jingle Ball”. Të premten, këngëtarja e hitit të njohur “Need to Know” njoftoi se nuk do të jetë prezente në shfaqjet e “iHeartRadio Jingle Ball” në Boston dhe Nju Jork pasi disa anëtarë të ekipit të saj rezultuan pozitivë me COVID-19.

Gjatë një deklarate ajo është shprehur se tani ata janë në karantinë dhe për shëndetin dhe mirëqenien e pjesës tjetër të ekipit, ata po ndjekim të gjitha këshillat e duhura të sigurisë dhe masat e nevojshme paraprake, që do të thotë se nuk do të jenë në gjendje të performojnë në “iHeartRadio New York Z100” dhe “Boston KISS FM Jingle Ball”. Artistja bukuroshe shtoi se:

Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer, Jingle Ball ka një linjë të shkëlqyer për të gjithë ju, do të doja që të mund të isha atje. Shumë dashuri për të gjithë fansat e mi.

Doja Cat kishte performuar në disa koncerte festash gjatë javës së kaluar, duke përfshirë këtu Dallas dhe Los Angeles të ‘Jingle Ball’ dhe në Poptopia të ‘Bay Area’.

Unë ju dua shumë të gjithëve dhe jam shumë e trishtuar që po ndodh por do t’ju shoh të gjithëve përsëri së shpejti. Jam e inatosur.

Gjatë shfaqjes së saj në Los Angelos, ajo performoi hitet e saj duke përfshirë këtu “Say So”, “Juicy”, “Kiss Me More”, “Tia Tamera” dhe “Need to Know”. Ajo gjithashtu iu bashkua edhe artistit Lil Nas X në skenë për këngën e tyre “Scoop”.

Kujtojmë gjithashtu se vetë Doja e kaloi COVID-19 në muajin korrik të vitit 2020, disa javë pasi u tall me virusin duke thënë se nuk kishte frikë prej tij.