Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema është e përgatitur për mësimet që do t’i japë vogëlushit të saj gjatë jetës!

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata u bënë prindër të një djali pak javë më parë. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën. Së fundmi bukuroshja ka dhënë një mesazh me rëndësi teksa është pyetur në një ‘Ask’ për mësimet më të rëndësishme që do t’i japë të birit gjatë jetës.

Do doja mos t’i bënte të tjerëve atë që ai s’do donte t’ja bënin. Do doja të ishte një njeri shumë i lirë që nuk varet nga opinioni i të tjerëve dhe gjithashtu të ishte një person që di të kërkojë falje.

Ndërkohë në fund të video-s dëgjohet zëri i Vlashentit i cili thotë: “Dhe t’i ngjante të atit.”

Rikujtojmë se para disa ditësh, Dojna na ka treguar një tjetër detaj lidhur me vogëlushin e saj, i cili nuk ka vetëm një emër por dy. Me një foto të postuar në Instastory, moderatorja ka treguar se emri i plotë i djalit të saj është Nolan Sol Sata.

E vetëm pak ditë pas lindjes së djalit të saj, duket se më në fund Dojna ka gjetur pak kohë për t’ja kushtuar vetes dhe partnerit të saj, Vlashentit, ku na tregoi se janë ‘arratisur’ për të dalë dhe ka postuar gjithashtu në Instagram një foto të saj. Kjo është fotoja e parë e moderatores që pas lindjes së Nolan dhe mund të themi se duket më e bukur se kurrë më parë.