Showbiz

Doktorët këshillojnë aktoren e famshme të vazhdojë jetën normalisht pasi bashkëshortit të saj i duhen vite të shërohet nga Covid-19

Aktorja hollivudiane Kate Garraway ka pranuar publikisht se jeta e bashkëshortit të saj ndodhet në fijen e perit dhe mjekët duket se po i humbin shpresat.

Bluzat e bardha e këshilluan 53-vjeçaren që t’i rikthehet jetës normalisht për hir të fëmijëve të saj pasi bashkëshortit, Derek Draper mund t’i duhen vite të shërohet nga Covid-19.

Ai është shtruar në spital pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus në muajin mars dhe më pas ra në koma. Megjithëse tashmë Derek është zgjuar nga koma gjendja e tij vazhdon të jetë kritike.

Dyshja kanë 2 fëmijë së bashku, Darcey 14-vjeçe dhe Billy 11-vjeç.