Botë e Çuditshme Celebrities Sport

Donald Trump, padyshim njeriu i surprizave! Së fundmi do të keni shansin ta shihni si…

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duket se së fundmi ka zgjedhur një hobi të ri. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë do të jetë komentatori i ndeshjes së boksit ku Evander Holyfield do të bëjë rikthimin e tij në ring, të shtunën në Florida.

Luftimi me 8 raunde, që përkon me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, është parashikuar të mbahet në kazinonë “Seminole Hard Rock Hotel” në Florida dhe konsiderohet si një ndeshje mes profesionistësh dhe jo një shfaqje.

58-vjeçari Holyfield do të ketë përballë në këtë ndeshje 44-vjeçarin Vitor Belfort, një ish-kampion i UFC, i cili u tërhoq nga sporti në vitin 2018.  Ndërkaq, Trump tha në një deklaratë për shtyp për këtë ndeshje se:

Unë i dua luftëtarët e mëdhenj dhe luftimet e mëdha. Mezi pres të shoh këtë të shtunë në mbrëmje dhe të ndaj mendimet e mia. Nuk do të dëshironi të humbisni këtë ngjarje të veçantë.

Ju rikujtojmë, se së fundmi Donald Trump u përball me një intervistë jo edhe aq të zakonshmë për të, me një vajzë 11-vjeçe, babai i të cilës është një multimilioner. Clover Weitsman, është vajza e bizesmenit Adam Weitsman, e cila intervistoi ish-presidentin si pjesë e një projekti të shkollës, për të mësuar rreth anëve të ndryshme të spektrit politik.

Sa i përket bashkëshortes së tij, sipas disa burimeve për “CNN”, Melania Trump u ka thënë miqve se nuk ka dëshirë të rikthehet kurrë në Shtëpinë e Bardhë. Nëse Donald Trump vendos të kandidojë përsëri për president në vitin 2024, ajo nuk do ta shoqërojë në fushatë. Sipas raportimeve të “CNN”, në vend të Melania-s, një nga djemtë e tij të rritur ndoshta do ta shoqërojë.