Showbiz

Drake nuk ka ndërmend të shtrohet në martesë

Reperi i famshëm amerikan Drake, gjatë kohës kur kishte në krah Rihanna-n mendohej se më në fund kishte gjetur vajzën e ëndrrave të tij dhe se së shpejti mund të shtrohej në martesë.

Këngëtari i hitit “God’s Plan” jo vetëm që nuk ka dëshirë të martohet por nuk arrin dot të krijojë një lidhje afatgjatë me asnjë femër.

Pas Rihanna-s erdhi Jennifer Lopez, pas saj një striptiste e cila pretendonte se Drake e kishte lënë shtatzënë ndërsa së fundmi pëflitet se po kalon netë të zjarrta me një kërcimtare.

31-vjeçari është parë në shoqërinë e Reka Nagy-Mitizicky, një kërcimtare 23-vjeçare e cila gjatë ditëlindjen e saj në Londër pak ditë më parë është fotografuar në shoqërinë e Drake.