Showbiz

Drake publikon klipin “In My Feelings” ja personazhet e famshëm që kërcyen në sfidën virale të tij

Javët e fundit i gjithë rrjeti është çmendur falë një sfide të re kërcimi me këngën e Drake “In My Feelings”. Personazhe të huaj e shqiptarë kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale video duke kërcyer nën ritmet e këtij hiti që menjëherë u kthye në trendin më të fundit viral online.

Nëse klikoni në intagram #inmyfeelingschallenge apo #kikichallenge do të shihni qindra video argëtuese e qesharake me njerëz të thjeshtë, kafshë e personazhe të famshëm duke u përpjekur të realizojnë një version sa më të bukur e origjinal të këtij kërcimi.

Mbrëmjen e kaluar reperi i famshëm publikoi më në fund klipin e kësaj kënge dhe në fund të saj shfaqen disa nga krijimet më të bukura të kësaj sfide.

Në klip shfaqen gjithashtu edhe personazhe të famshëm si Dj Khaled, Dua Lipa, Nicole Scherzinger apo Will Smith.