Showbiz

Drake thyen rekordin e The Beatles si artisti me më shumë këngë në ‘top 10’ brenda një viti

Në vitin 1964 e deri tani grupi legjendar The Beatles vendosën rekordin si grupi me më shumë këngë që kanë qenë pjesë e 10-shes më të mirë të charte-ve të ndryshme muzikore.

Ata kanë patur 11 hite në ‘top 10’ brenda vitit 1964 në klasifikimin amerikan dhe atë britanik ku përfshihen “Can’t Buy My Love” si edhe “A Hard Day’s Night”.

Së fundmi, reperi i famshëm Drake e ka thyer këtë rekord me 12 hite në “Billboard Hot 100” si edhe në chart-in britanik. Albumi i tij i fundit “Scorpion” ka patur prurje të cilat janë shndërruar në hite të menjëhershme sidomos përgjatë verës që lamë pas.

Ai shënon 12 projekte muzikore që kanë qëndruar në ‘top 10’ të klasifikimeve të 2018-ës e fundit e së cilës është “MIA” në bashkëpunim me Bad Bunny që momentalisht mban vendin e 5-të.

Ky rekord përfshin hite si “God’s Plan”, “Nice For What”, “In My Feelings” të cilat kanë mbajtur kreun e klasifikimeve për të paktën 29 javë. Gjithashtu në ‘top 10’ kanë qëndruar; “Nonstop”, “I’m Upset”, “Diplomatic Immunity”, “Emotionless” dhe “Don’t Matter To Me”.