Showbiz

Drake thyen rekordin legjendar të “The Beatles” me album “Scorpion”

Reperi kanadez Drake është padyshim artisti i vitit. Albumi i tij i fundit ka vetëm 2 javë që është lançuar dhe menjëherë ka thyer rekorde.

Artisti është i pari në histori që thyen rekordin e grupit legjndar “The Beatles” me 7 këngë në 10-shen më të mirë në “Billboard Hot 100”. Prej vitesh këtë rekord e kanë mbajtur djemtë me 5 këngë në 10-shen më të mirë të klasifikimit.

Renditja e 31-vjeçarit në “Billboard Hot 100” është si më poshtë;

1 (Nice for What)
2 (Nonstop)
4 (God’s Plan)
6 (In My Feelings)
7 (I’m Upset)
8 (Emotionless)
9 (Don’t Matter to Me – featuring Michael Jackson)

Drake është reperi i parë në histori që ka kaq shumë këngë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura në SHBA, të gjitha nga i njejti album e të renditura në 10 vendet e para.