Design Lifestyle

Drejtohet nga e njëjta familje për 52 breza, ju njohim me hotelin më të vjetër në botë!

Në të gjithë botën ka zinxhirë të mëdhenj hotelesh. Nëse nuk e dinit Nishiyama Onsen Keiunkan, është në Librin e Rekordeve Guinness i regjistruar si hoteli më i vjetër në botë, me 1315 vite në shërbim të klientëve. Ky hotel ndodhet në rajonin malor të Akaishit, në Japoni, dy orë nga Mali Fuji. Përveçse është hoteli më i vjetër, ky hotel drejtohet nga e njëjta familje për 52 breza.

Sipas ekspertëve të biznesit nga Universiteti i Kiotos, përkushtimi, respekti për traditën dhe përkujdesja për kalimin e trashëgimisë nga paraardhësit tek brezat e ardhshëm, ndihmojnë për të kuptuar fenomenin “shinise”, të ashtuquajturat institucione tradicionale në Japoni. Hoteli ndërkaq ka 37 dhoma dhe atraksioni kryesor i tij janë llixhat, të njohura si “onsen” në Japoni. Hoteli u rinovua në vitin 1997, për të ofruar më shumë rehati për mysafirët, por ruajti arkitekturën e saj të lashtë, duke ofruar një përvojë unike dhe tipike japoneze.

Vendndodhja e hotelit, i rrethuar nga male, ofron relaks absolut dhe një eksperiencë të veçantë. Është pikërisht lumi Haya, i cili i jep emrin qytetit, ai që rrjedh në qendër të qytetit dhe rrethon hotelin. Ndërtesa 4-katëshe kombinon struktura moderne prej çeliku me ato tipike prej druri, për të ruajtur atmosferën e mikpritjes së qetë, aq të vlerësuar nga klientët dhe që e ka lejuar hotelin të qëndrojë hapur kaq gjatë.

Çmimi i një nate në njërën prej dhomave të tij është rreth 400 euro.  Ndërkaq, fuqia e udhëtimit për të rivendosur mendjen dhe trupin tonë është e pamohueshme. Zbuloni duke klikuar në këtë link shtatë destinacione që inkurajojnë një arratisje të plotë nga jeta e përditshme, duke frymëzuar ndryshime pozitive që do të zgjasin edhe përtej pushimeve tuaja.