Aktualitet

Droguan dhe përdhunuan 26-vjeçaren, dy të arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)

Një rast tronditës abuzimi seksual ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku viktimë është një 26-vjeçare.

Mësohet se e reja është droguar nga 3 djemtë dhe më pas është abuzuar seksualisht nga të tre ata. Policia ka arritur të arrestojë dy prej tyre, Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno, ndërsa ka shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Përdhunimet dhe ngacmimet seksuale tashmë janë një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Akoma dhe më tragjike është situata, kur abuzohet mbi të mitur. Pedofilë të shumtë janë qytetet e Shqipërisë, të cilët vazhdimisht abuzonin mbi vajza të mitura, duke i joshur ato në mënyra të ndryshme. Disa nga abuzuesit janë arrestuar nga Policia dhe ndodhen në qeli, por ka edhe nga ata që gëzojnë lirinë.

Përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru, përdhunimi i 13-vjeçares dhe ngacimimi seksual një 5-vjeçares në Berat kanë qenë disa nga ngjarjet më të rënda. Abuzuesit nuk kanë pranar asgjë para togave të zeza dhe ndodhen në qeli. Ndërsa 3 vajzat ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike dhe familjarët e tyre kërkojnë dënime maksimale për abuzuesit.