Showbiz

Dua Lipa dhe Calvin Harris publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Ditë më parë me anë të një bar kodi të postuar në rrjetin social Twitter, informacioni që përmbante pas skanimit të tij zbuloi se dy artistët e famshëm po bëheshin gati për një bashkëpunim.

Projekti i Dua Lipa-s dhe Calvin Harris u lançua në të gjitha platformat muzikore ditën e sotme dhe kënga me ritme house është pëlqyer shumë nga publiku.

Menjëherë pas publikimit në platformën e Youtube ajo ka marrë mijëra shikime megjithëse ende nuk dihet nëse ky do të jetë klipi përfundimtar që dyshja e këngëtarëve ka planifikuar.