Lancio Music

Dua Lipa mahnit me performancën e saj në “Billboard Women in Music”

Dua Lipa hapi eventin e njohur “Billboard Women in Music”, me interpretimin e “Boys will be boys”.

Këngëtarja fituese e çmimit “Grammy”, Dua Lipa dha një shfaqje mahnitëse me një fustan të zi, e cila këndoi këngën, “Boys Will Be Boys”.

Ndërsa hapi edicionin virtual të 2020-ës të enjten, këngëtarja 25 -vjeçare tërhoqi menjëherë vëmendjen me vokalin e saj.

Duke qëndruar në një skenë pa audiencë, ajo u shfaq me mikrofon në duar dhe ngriti një kor të fuqishëm, me këngën që trajtoi ngacmimet seksuale dhe përvojat e grave me sjellje toksike mashkullore.

Artistja po këndonte vargjet e këngës, ndërsa siluetat e orkestrës së saj ndriçonin herë pas here në ekran.

Albumi i dytë i këngëtares me origjinë shqiptare “Future Nostalgia” është nominuar për çmimin “Albumi i Vitit” në “Grammy 2021”, më vonë gjatë shfaqjes mori çmimin “Powerhouse”.