Lancio Music

Dua Lipa mban premtimin e fansave, ja çfarë ka bërë këngëtarja shqiptare

Pa dyshim “Future Nostalgia” është një ndër albumet më të bukura të këtij viti i publikuar në muajin mars gjatë shpërthimit të pandemisë në të gjithë botën. Teksa rreth 185 shtete po gjunjëzoheshin para COVID-19, Dua Lipa me anë të një video-mesazhi i tha fansave se nuk ishte e sigurt nëse duhet të lançonte një album të ri në një kohë të vështirë për të gjithë.

Megjithatë, ajo vendosi të ndjekë zemrën duke hedhur në treg “Future Nostalgia” që pati menjëherë një sukses të jashtëzakonshëm. Pjesë e këtij albumit është edhe hiti “Levitating” shumë i pëlqyer nga publiku. Kjo këngë e cila ka disa versione dhe bashkëpunime u bë virale edhe në TikTok falë sfidës së kërcimit që Dua krijoi me këtë këngë.

Para disa javësh ajo lajmëroi fansat e saj se ata që do të marrin pjesë në këtë sfidë në TikTok do të përfshihen në klipin e “Levitating” dhe ajo e mbajti këtë premtim. Ylli i muzikës pak orë më parë publikoi në YouTube një tjetër version të klipit të kësaj kënge ku përfshihen shumë nga videot e fansave të saj që kanë marrë në këtë sfidë.

Në klip shihen njerëz të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës që kërcejnë në TikTok nën ritmet e “Levitating”. Në video sigurisht përfshihet edhe emri i secilit pjesëmarrës që ka tërhequr vëmendjen e Dua Lipës. Me këtë gjest, këngëtarja me origjinë shqiptare është më pranë fansave të saj se kurrë më parë.