Celebrities Gossip Showbiz

“Duke ëndërruar…”, Luiz Ejlli tregon dëshirën e tij ende të parealizuar!

Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Krahas koncerteve dhe projekteve muzikore, Luizi aktualisht po merret me xhirimet e filmit përkrah aktores Olta Gixhari, të cilat po zhvillohen në qytetin e Korçës. Pas kaq shumë projekteve dhe punëve pa pushim, duket se Luizi mezi po pret të shkojë me pushime dhe këtë e ka treguar me foton e fundit të postuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Dihet tashmë se artisti Ndriçim Xhepa është pjesë e kastit të aktorëve të filmit. Luiz Ejlli ka postuar një foto me të në Instastory dhe ka shkruar disa fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi që ka mundësinë të interpretojë në krah të një artisti të madh.