Aktualitet Politikë

Duma, kritika dhe mbështetje për Bashës: Udhëhiq Lulzim Basha! Nuk kam më asnjë respekt për Berishën

Gjatë Kuvendit, një fjalim domethënës ishte ai i nënkryetares së PD-së, Grida Duma, ku ndaj kritikave të forta ndaj Sali Berishës, nuk ka hezituar të radhisë disa edhe për Lulzim Bashën.

Edhe pse fjalimi përfundoi me një “Udhëhiq Lulzim Basha”, ajo nënvizoi faktin se “nuk do të ndjek më me sy të mbyllur Lulzim Bashën, mos ta kthejmë Bashën në sinonim të Amerikës”. Sot nuk jam këtu për Lulzim Bashën, por për delegatët që nuk konceptojnë dot PD-në në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Por ne nuk jemi këtu për të kontestuara legjitimitetin e kryetarit, as dorëheqjen,  ai do të kishte dhënë atëherë kur Berisha jo vetëm nuk ja kërkoi po i doli në krah së bashku me ne dhe ata që i ngritën gijotinën në stadium”, deklaroi Duma.

Ajo shtoi se “do apo nuk do Sali Berisha ti Lulzim Basha je kryetari legjitim i Partisë Demokratike, dhe mitingu i 11 dhjetorit nuk e ndryshon këtë fakt.  Asnjë nuk e di numrin e delegateve të 11 dhjetorit, ai është nul nga pikëpamja ligjore, por nuk është i tillë nga pikëpamja morale”.

Sipas Dumes Basha “duhet të mbante të njëjtën linjë të prerë si me “non gratat” e të tjerëve, kurse me të tonët u shmangëm disi. Ne duhet të bënim skuadra deputetësh përfaqësues me pëlqimin e bazës, dhe jo me forume gjysmake. Ne këtë sherr, ti kryetar ke një avantazh, sepse je më i pafajshmi në këtë mes, Sali Berisha më i fajshmi”.

Për Berishën, ajo tha se “nuk hedh dot poshtë kurrë miqësinë pa interes me Berishën, edhe pse armiqësia e tij do të kthehet në klasore. Partia Demokratike nuk mund të sakrifikoj çdo gjë për egon e tij.

Kurrë nuk e hapi gojën për 8 vjet, e mbrojti Bashën, duke bërë të mendosh se ishte zgjedhja e tij e paprekshme, madje ishte Berisha që shpalli masakrën zgjedhore në zgjedhjet e fundit. E shndërroi PD në foltore turpi kundër Shteteve të Bashkuara, duke vënë paralele të turpshme midis SHBA dhe Bashkimit Sovjetik,  por kjo nuk mund të jetë kurrë në emrin tim. Unë sot jam me Lulzim Bashën, por edhe Basha duhet të jetë me njerëzit, por kurrë më me Berishën, qe vuri interesin personal mbi interesin strategjik të vendit, mos të merremi më me të, me shejtaninë e tij”.