Celebrities Gossip Showbiz

Dy binjake si Enca dhe Rina Balaj!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithashtu në publik dihet miqësia e ngushtë që Enca ka me artisten tjetër Rina Balaj. Dy vajzat jo vetëm janë shoqe shumë të mira, por së fundmi kanë dhe të njëjtën ngjyrë flokësh dhe në postimin më të fundit me njëra-tjetrën duken si binjake të vërteta.

Ka kaluar shumë kohë që kur Enca ka publikuar një projekt muzikor dhe duket se ka nisur nga puna për një këngë të re. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me anë të një postimi, ku ka ndarë me ndjekësit një foto të një mikrofoni dhe na tregon se po punon me regjistrimin e surprizës së saj.

Nga ana tjetër, Rina para pak javësh publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e duket se me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur jo vetëm të bëhet pjesë e ‘The Top List’, por dhe në kaq pak kohë të numërojë mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.