Lifestyle Love & Sex

Miku juaj ka rënë në dashuri me ju dhe këto janë sinjalet që po ju jep…

Në këtë artikull do ju njohim me shenjat që tregojnë se miku juaj është marrëzisht i dashuruar pas jush. Ai bën pyetje të vazhdueshme për djemtë e tjerë. Është krejtësisht normale që miku juaj të pyesë se si ka qenë takimi, por nëse vazhdon t’ju pyesë dhe kërkon detaje mund të ketë diçka tjetër që po ndodh.

Njerëzit përreth jush mendojnë se jeni çift. Miku juaj mund të veprojë sikur jeni një çift i vërtetë. Njëkohësisht dilni sikur të jeni çift, gjithmonë të dilni dhe të jeni vetëm ju të dy. Ju përqafon shpesh, gjatë dhe me pasion dhe nuk përmend kurrë vajza të tjera. A nuk është e çuditshme që ai nuk ka gjetur asnjë vajzë deri tani?

Ju telefonon vazhdimisht. Me siguri ju merr në telefon gjatë gjithë kohës dhe vazhdimisht ju dërgon mesazhe apo postime në rrjetet sociale. Gjithmonë ju gjendet pranë, është gjithmonë aty për t’ju mbështetur dhe për t’ju gëzuar nëse është e nevojshme. Ai thjesht e di se çfarë të bëjë për t’ju bërë të ndiheni më mirë.

Ndërkaq, sjellja misterioze e partnerit/es është një tregues kryesor se diçka nuk është në rregull. Hetuesja private me bazë në Norwich Charlotte Notley thotë se ekzistojnë disa shenja kryesore se partneri mund t’ju tradhtojë. Ajo kaloi vite duke hetuar aktivitete të dyshimta të bashkëshortëve që tradhtonin. Së fundmi, ajo ka këshilluar si ta gjurmoni partnerin tuaj dhe të zbuloni nëse ai/ajo është i/e pabesë. Sipas “World Population Review”, rreth gjysma e njerëzve që janë në një lidhje martesore, tradhtojnë bashkëshortët e tyre.