Showbiz

E akuzojnë se ka rrahur një femër, reagon ashpër Cardi B

Duket se reperja e famshme Cardi B nuk po kalon ditë të qeta.

Së fundmi në median online janë shpërndarë artikuj ku thuhet se ajo është përleshur me një trupë roje femër madje kjo e fundit është gjakosur.

Reperja ka marrë kritika të ashpra edhe nga fansat e saj të cilët e kanë dënuar sherrin mes femrave. Duke e patur të pamundur të qëndrojë e qetë në këtë situatë, Cardi ka reaguar ashpër me anë të një postimi në Twitter.

“Përse nuk e postoni pjesën ku autoritetet më kanë shpallur të pafajshme? Dhe nëse unë kam sulmuar dikë përse nuk janë ngritur akuza në polici kundrejt meje? Përse dreqin do të sulmoja unë dikë që është dyfishi i madhësisë sime e vetme? -shkroi ajo duke i’u referuar artikujve të shkuar mbi këtë ngjarje.