Showbiz

E dyshimtë! Harry dhe Meghan nuk e urojnë Princ Charls për ditëlindje

Princi Charles së fundmi kishte 72 -vjetorin. Babai i Harry-t, Princi Charles, festoi ditëlindjen e tij më 14 nëntor. Familja mbretërore i dërgoi atij urime publike, por ajo që ra në sy ishte mungesa e urimit nga dy anëtarët e familjes së tij Meghan dhe Harry.

Sipas burimeve më të afërta “The Royal Family” në Instagram ndau një postim për nder të Princit Charles. “I urojmë Princit të Uellsit një ditëlindje me shumë lumturi sot!” Gjithashtu Kate Middleton dhe Princi William ndanë një postim të Princit Charles, duke shkruar: “I urojmë një ditëlindje të lumtur madhështisë mbretërore Princ Uellsit.”

Por i vetmi urim që mungoi ishte ai i Meghan Markle dhe ai i Harry-t. Që prej largimit nga familja mbretërore dhe pasi hoqën dorë nga statusi i tyre, Meghan dhe Harry kanë nisur të sillen të distancohen nga familja mbretërore.

Megjithëse rrjeti po ziente nga lajmet e ditëlindjes dhe urimet drejtuar Princit Charles, nuk kishim asnjë reagim publik nga Meghan dhe Harry, të cilët thuhet se i kanë prishur marrëdhëniet me pallatin mbretëror.

Momentalisht, çifti po jeton në Santa Barbara ku është shpërngulur prej pak kohësh së bashku me djalin e tyre Archie Harrison. Meghan dhe Harry dëshirojnë të bëjnë një jetë sa më të thjeshtë dhe larg mediave. Kjo ishte edhe një ndër arsyet kryesore që dyshja hoqi dorë nga titujt mbretërorë.