Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

“E kam nisur me 1 milion lekë borxh…” Killua jep disa këshilla të vlefshme për çdo artist të ri!

I ftuar në “Live From Tirana” ditën e sotme ishte artisti i njohur dhe shumë i talentuar Killua. Ai ka folur më shumë mbi projektin e tij më të ri të titulluar “Qytetin”, por gjithshtu dha disa këshilla mjaft të vlefshme për këdo që ka dëshirë të ndjekë ëndrrat e tij, duke treguar dhe historinë e tij personale.

Në Shqipëri ndonjëherë është e vështirë që të çash në tregun muzikor dhe shpesh një artist i ri nuk di se ku duhet të trokasë. Çfarë ka Killua për të thënë rreth kësaj? Cili është çelësi për të nisur të prekësh ëndrrën tënde?

Duhet të trokasi brenda vetes së tij… Fillimisht duhet të kesh një identitet, të kuptosh se kush je. Nëse do t’i biesh kitarës, për çfarë arsye? Do të bëhesh këngëtar, do të shkruash tekste, do të këndosh për miqtë e tu, do të jesh cool, që nuk ka asgjë të keqe. Shumë njerëz bëjnë muzikë për të qenë cool. Ti fillon dhe kupton se kush je, çfare të pëlqen dhe pse do që ta bësh. Në momentin që ti je i qartë me këto gjëra, pengesat bëhen më të lehta, sepse ti qëllimin e ke të vendosur dhe fillon dalëngadalë e punon. Ku kam trokitur unë? Unë ja kam nisur me 1 milion lekë borxh, i kam marrë kredi në bankë. Kam marrë dy bokse, një kartë zëri dhe kam nisur vetë. Pastaj studioja mori formë tjetër, mori vrull. 

Por ku ta gjejnë guximin artistët e rinj për të filluar nga zero?

Unë mendoj se nuk duhet guxim për këtë. Por nëse njerëzit nuk kanë guxim për të bërë atë që duan, njerëzit do të jetojnë një jetë të dorëzuar dhe shumë të trishtë.