Health & Beauty Lifestyle

E keni kthyer në zakon të ngrini në krahë fëmijën tuaj ndërsa jeni shtatzënë?! Ja se çfarë duhet të dini!

Nëse jeni shtatzënë dhe ndërkohë keni edhe një fëmijë të vogël, mund të jetë sfiduese, për të mos thënë e pamundur, të shmangni plotësisht ngritjen e të vegjëlve tuaj ndërkohë që po rritni një tjetër vogëlush brenda jush. Për aq kohë që mjeku juaj nuk ka kufizuar aktivitetin tuaj nuk është problem të merrni në krahë fëmijën tuaj, por së pari merrni leje nga mjeku. Gjithmonë njoftojeni atë nëse keni ndonjë dhimbje ose njollë pasi ngrini një fëmijë në krahë.

Për aq kohë sa ngritja juaj është e pakufizuar, sigurohuni që po e bëni në një mënyrë që nuk ju lëndon shpinën. Për të qenë e sigurt, para se të ngrini fëmijën stabilizoni trupin tuaj fillimisht duke marrë një qëndrim të gjerë, pra këmbët sa gjerësia e shpatullave. Përkuluni në gjunjë, jo në bel dhe ngrihuni me këmbë dhe jo me shpinë.