Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Greta Koçi e konfirmoi para disa ditësh se është shtatzënë, sot zbulon gjininë e fëmijës!

Disa ditë më parë, Greta Koçi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka zbuluar disa sekuenca videosh nga festa e zhvilluar për zbulimin e gjinisë.

“Në pritje të ëmbël, më e lumtur se kurrë”, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit të saj, ku shihet teksa përkëdhel barkun e rrumbullakosur, duke mos zbuluar gjininë e fëmijës.

Ndërkohë që të gjithë nisën aludimet se cila do të ishte gjinia e fëmijës, këngëtarja ka marrë vendimin t’jua bëj të ditur të gjithëve ndjekësve të saj, se është në pritje të një djali.

Greta ka zbuluar gjininë e fëmijës përmes një postimi të bërë ditën e sotme në profilin e saj të Instagramit, teksa ka publikuar një fotografi me dy tullumbacë blu në dorë. Këngëtarja ka falenderuar të gjithë fansat për urimet e bëra.

Riujtojmë se, në një video që Eni Koçi ndau me fansat disa muaj më parë, ajo tregon se ndodhet në Amsterdam dhe ka ‘kapur mat’ të motrën, artisten e njohur Greta Koçin e cila është shpërngulur prej pak kohësh atje.