Celebrities Gossip Showbiz

E lënduar shpirtërisht? Morena Taraku habit me postimin e fundit!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Por një postim i fundit në Instastory-n e bukuroshes na bëri të dyshojmë me të vërtetë shumë, pasi duket se Morena ndihet e lënduar shpirtërisht e këtë e kuptojmë me shkrimin në foton ku tregon dorën e saj dhe një gotë verë.

Kam nevojë për një përqafim… një shishe verë.

Bukuroshja njihet për lidhjen e saj të fortë me Turqinë ku atje ka dhe biznesin e saj, një qendër estetike. Edhe më herët mediat e portale turke kishin shkruar për Morenën tonë por në rolin e biznesmenes, ndërsa këtë herë disa lajme pak më personale. Teksa kanë treguar disa foto ‘paparazzi’ që janë shkrepur teksa ajo ecën dorë për dore në rrugë me të atin, portalet kanë shkruar për marrëdhënien e fortë dhe të bukur që kanë, gjë që Morena nuk ngurron ta tregojë asnjëherë në rrjete sociale.