Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Mbrëmjen e finales së madhe Arbana Osmani festoi ditëlindjen dhe lulet dhe dhuratat për të ende nuk kanë mbaruar. Ditën e sotme një nga ish-banoret e “BBV2”, Mikela Pupa i kishte dërguar një buqetë me lule Arbanës dhe një letër, ku përveç se e uronte për ditëlindje kishte shprehur dhe se ishte e lumtur qëpati mundësi ta njihte.
Ish-banorët e këtij edicioni janë akoma në qendër të vëmendjes dhe ditën e sotme Nita Latifi ka treguar se ka përfunduar në spital dhe kjo për shkak të lodhjes së tepërt që ka kaluar këto ditë pa asnjë ditë pushim dhe ngarkesës psikologjike. Me anë të një Instastory, ku duket duke marrë serum, Nita ka treguar se tashmë gjendja e saj shëndetësore është më e mirë.