Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“E njeh mirë formatin dhe i di hapat…”/Ervin Gonxhi analizon lojën e banorëve të BBV!

Sot i ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Ervin Gonxhi. Ai foli më shumë për ndjesitë dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek mendimi i tij për lojën e banorëve të tjerë.

Tani që ka dalë nga shtëpia e BBV, cilin nga banorët e shikon me një tjetër sy dhe mendon se po e luan ndryshe lojën?

Asnjërin nuk po e shoh me tjetër sy tani. I kam kuptuar mënyrat e lojës që bëjnë brenda. Tani janë fokusuar në lojë, i janë futur me kokë, i shoh shumë të tensionuar, shumë të etur për t’i rënë tjetrit në qafë për t’u zënë. 

Si e shikon Ervin Gonxhi lojën e Bardhit dhe të Sarës brenda shtëpisë së BBV?

Bardhi është si unë, kam parë më shumë shoqërinë brenda sesa lojën. Nuk mendoj se është dhe nuk besoj që do bëjë për lojë sepse është shumë i drejtë. Sara është shumë për lojë, bravo i qoftë e komplimetoj për mënyrën se si ajo vepron dhe devijon çdo situatë që mund t’i bie. I kam dhënë 3 këshilla por më duket se ka dalë fjala ime sepse ajo nuk ka një kollonë shumë të fortë sado që luan por prapë. 

Kush nuk po jep maksimumin sipas tij?

Ledjona, është vajzë shumë e zgjuar. Me këmbë në tokë, mendoj që ajo është personi që akoma nuk e ka filluar siç duhet dhe kam përshtypjen që po filloi do ta bëjë lëmsh shtëpinë. Ka shumë për të dhënë.

Gazi luan shumë lojë të bukur. Është shumë i logjikshëm në lojë. Mendoj që Gazi e njeh mirë formatin dhe i di hapat.

Besoj se del Meri dhe mendoj që mund ta meritojë të dalë. Nuk kam asgjë personale por nuk ka dhënë asgjë.

Kemi qenë në një klasë, kemi mbaruar Liceun bashkë, kështu ka qenë Ilnisa tip. Po luan dhe është lojtare e mirë.