Aktualitet

E ofendoi rëndë në emision, Doshi i kërkon falje Rakipllarit!

Mbrëmjen e djeshme, në një lidhje telefonike, kreu i PSD-së Tom Doshi ofendoi rëndë gazetarin Robert Rakipllari, pasi ky i tha që është person “non grata” në SHBA dhe se akuzohet pët trafik droge.

Në një mesazh që ia ka nisur Sokol Ballës, drejtuesit të emisionit në News 24, Doshi thotë se ai nuk ka pasur asgjë personale me Rakipllarin por në jo pak raste është fyer me pa të drejtë. Në mesazhin e tij Doshi shkruan:

I nderum Zoti Balla ndjej detyrimin të shkuj dy reshta për reagimin tim ditën e djeshme. Jam ndjerë shpesh i fyer dhe i akuzuar pa të drejtë, ndjej të them se reagimi im i brendshëm ishte emocional. Si person i ofroj ndjesën time Robertit. Nuk kam asgjë me Rakipllarin dhe me gazetarët e tjerë