Aktualitet

Tom Doshi sherr në emision me gazetarin Robert Rakipllari, degradon debati

Përplasje e ashpër televizive mes kreut të PSD-së Tom Doshi e gazetarit Robert Rakipllari, i ftuar në News 24.  Ndërsa shpesh i përmendën emrin, Tom Doshi u lidh me emisionin përmes telefonit dhe iu drejtua Rakipllarit duke i thënë që të ketë turp! Gazetari i kujtoi se është “non-grata” në SHBA dhe i kërkoi të zgjidhë mosmarrëveshjet me Amerikën, çka çoi në degradim të debatit dhe nuk munguan fjalë banale “live”.

Debati në News 24:

Tom Doshi: Ata dy burrat që ke aty, po u del shumë punë me emrin tim. Mua votat m’i ka dhënë populli, ka patur program PSD-ja, ka patur kandidatë më të mirë sesa “Thurja” apo ata që mendon ti. Mateni vendin mirë kur të flisni sepse i kam marrë votat në të gjithë Shqipërinë. T’ju vijë turp të dyve se keni edhe fëmijë dhe hidhni baltë kundër meje! Xhelozia e Rakipllarit se ka humbur PD-ja, nuk justifikohet.

Sokol Balla: Ju lutem pa ofendime personale! Komentet janë politike.

Doshi: Mua më ka votuar populli, kam marrë 30 mijë vota në gjithë Shqipërinë.

Rakipllari: Nuk ka asgjë personale!

Doshi: Ti e ke personale!

Rakipllari: Nuk kam asgjë personale! Ju keni marrë vota…

Doshi: Ju s’të lini rehat. Ju keni patur frikë të hapni ekranin për mua!

Rakipllari: Po të gjykoj si kryetar partie.

Doshi: Ke gjithë ditën që merresh me emrin tim. Turp të kesh!

Rakipllari: Foli ambasadores amerikane për të tjerat. Merru me atë dhe jo me mua!

Doshi: Ç’lidhje ka ambasadorja amerikane? Unë jam më i pastër se ty. Do e gjej të drejtën edhe në Amerikë. As kam marrë tendera si tha Lubonja, unë i kam patur kundër të gjitha forcat. T’ju vijë zor që përgojoni! Dihet se kush jam unë. Jam përballur me drejtësinë këtu e do të përballem edhe në Amerikë.

Balla: Pse e dhe dorëheqjen?

Doshi: E dhashë dorëheqjen që të jem qytetar i lirë.

Rakipllari: Ti je një person i shpallur non-grata nga SHBA. Se blen 2-3 vota këtu mos kujto se je shumë i fortë. Sokol ndaloje këtë telefonatë! Je non-grata zotëri! Sokol, ndaloje telefonatën, zgjidhe me SHBA-të dhe pastaj me mua!

Doshi: Ti paguhesh për të dalë aty! Mbylle gojën! O ku*vë!