Sport

E pabesueshme, mbrojtësi i majtë më i mirë në botë drejt Barcelonës?!

Alphonso Davies është pa dyshim një ndër mbrojtësat e krahut të majtë më të mirë në botë. Tashmë është bërë e ditur se Real Madridi është duke planifikuar që të shkojë me të gjitha forcat për transferimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut. E ardhmja e Alphonso Davies duket se do të jetë larg Bayernit dhe në vazhdën e thashethemeve për klubin e tij të ardhshëm, tani është raportuar se agjenti i kanadezit ka pasur një takim me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco.

Agjenti i Davies thuhet se kishte udhëtuar në Madrid për të mbajtur bisedime me drejtuesit e Real Madridit dhe menjëherë pas atij takimi fluturoi në Barcelonë për të dëgjuar planet e Barcelonës. Në rast se Barcelona vendos që të tentojë transferimin e Davies atëherë kjo do të thotë se drejtuesit e klubit kanë vendosur që të dëgjojnë ofertat që vijnë në drejtim të tyre për Alejandro Balde. “Los Blancos” e kanë bërë prioritet blerjen e tij dhe duke marrë parasysh që kontrata e tij me Bayernin skadon vitin e ardhshëm, ai do të ishte në dispozicion për një çmim relativisht të ulët. Davies në fakt i ishte ofruar Barcelonës në vitin 2019 para se t’i bashkohej Bayernit, por presidenti i atëherëshëm Josep Maria Bartomeu kishte vendosur kundër blerjes së kanadezit për shkak të nacionalitetit të tij. Davies këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tri asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat për Bayern Munichun.