Gossip

E paprecedentë/Gazetarja italiane ngacmohet në transmetim direkt!

Një gazetare italiane është goditur me shuplakë në të pasme nga një tifoz, kur ishte në një lidhje direkte pas ndeshjes Empoli-Fiorentina. Greta Beccaglia, e ‘Toscana TV’, pasi u ngacmua “live”, iu drejtua tifozit me fjalët:

Më fal, por nuk mund ta bësh këtë gjë.

Ndërkohë, moderator i programit Giorgio Micheletti dëgjohet të thotë:

Mos e merr për keq, mos u mërzit.

Ngjarja vjen pikërisht në javën kundër dhunës ndaj grave dhe ka ngjallur polemika të ashpra në vendin fqinj. Sot, gazetarja ngriti padi ndaj burrit që e goditi, ndërkohë që policia bëri me dije se e ka identifikuar. Gazetarja u shpreh për “Corriere Fiorentino” se:

Ajo që më ndodhi mua është e papranueshme dhe nuk duhet të përsëritet më. Incidenti ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, por fatkeqësisht e dimë që ngacmime të tilla i ndodhin femrave të tjera jashtë kamerës dhe askush nuk e merr vesh.