Celebrities Gossip Showbiz

E shkuara e “hidhur” që fshihet pas fytyrës së bukur të Gabriel Garko-s!

Aktori i njohur italian vetëm një vit më parë theu zemrat e miliona vajzave në të gjithë botën kur deklaroi se ishte gay. Së fundmi, Garko ka rrëfyer tek “Verissimo” traumën e përjetuar në fëmijëri. Artisti tha se ishte ngacmuar seksualisht kur ishte shumë i vogël dhe kjo la gjurmë tek ai për të gjithë jetën.

Më kanë ngacmuar seksualisht. Herën e parë që ndodhi isha 9-vjeç. Ishte më e dhunshmja. Këto janë gjëra që ndodhin, ama gjëja më e rëndësishme është të jesh në gjendje të dalësh prej saj.

Një situatë e ngjashme u përsërit në moshën 16-vjecare. 49-vjeçari vazhdoi të shprehej në lidhje me këtë ngjarje duke pohuar se të dyja ngacmimet nuk ia kishte treguar askujt…

Për këtë përvojë kam folur edhe në librin tim autobiografik. Ishte dita kur fillova të pi duhan, edhe pse i urreja njerëzit që pinin duhan. Isha shumë i shqetësuar. Nuk dija çfarë të bëja dhe kështu bleva paketën e parë të cigareve.

Rikujtojmë, se bukuroshin italian e presin vendime thelbësore në jetën private dhe po publikisht ai ka shprehur një dëshirë të madhe: të bëhet baba!

Më pëlqen shumë, mendoj edhe se do të isha një baba i mirë, por kam shumë frikë nga shoqëria aktuale. Nuk e di nëse më pëlqen bota ku jetojmë e nuk di nëse duhet të sjell në jetë një fëmijë, që do të duhet të jetojë në një të ardhme, për të cilën nuk dimë si do të jetë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Verissimo”, Garko theksoi se momentalisht është në një lidhje por nuk preferoi ta zbulojë identitetin e partnerit të tij. Sigurisht që fansat kryen detyrën e tyre duke bërë kërkime të hollësishme dhe identiteti i këtij personi misterioz u zbulua shumë shpejt. Djali me të cilin Garko është në një lidhje quhet Gaetano Salvi, është 23-vjeç dhe ka lindur në Napoli.