Showbiz

E vërteta tronditëse e Kledi Kadiut: “Në Itali duhet të vidhja që të mbijetoja”

Balerini i famshëm shqiptar i cili ka një karrierë të suksesshme në Itali së fundmi ka dhënë një intervistë për BBC. Ai ka treguar të gjitha vështirësitë e tij për të shkuar në shtetin fqinj për të ndjekur ëndrrat e tij.

Që në vegjëli kërcimi dhe baleti klasik ishin pasionet e Kledit e megjithëse ka studiuar në Akademi, vendi ynë asokohe ishte nën regjimin Komunist dhe shanset për të pasur një karrierë ishin shumë të vogla.

Nëse do të kishte jetuar në Shqipëri do të vazhdonte të performonte të njejtat pjesë klasike vazhdimisht pasi format e reja të kërcimit ishin të bazuara në elementë kapitalistë.

Si mijëra shqiptarë të tjerë edhe Kledi ka qenë në bordin e ‘anijes së ëmbël’ ku 20 mijë persona u nisën për të ëmigruar në Itali. Megjithëse herën e parë e kthyen, vite më pas ai e provoi sërish nëpërmjet një konkursi baleti në shtetin fqinj. Pasi triumfoi, më në fund ai arriti të largohej në mënyrë ligjore, e megjithatë jeta nuk ka qenë aspak e lehtë.

Ai së bashku me miqtë e tij jetonin në një dhomë të vogël ku krahas baletit bënin edhe punë të dorës së dytë nëpër kuzhina apo në ndërtim. Balerini i famshëm ka shokuar me deklaratën e tij ku u shpreh se në shumë raste ata vidhnin ushqime si mish apo djathë në markete të ndryshme për të mbijetuar.

Pas shumë sakrificash dhe një pune të madhe, ai arriti të merrte role të rëndësishme në teatër dhe në ‘reality show’.