Showbiz

E vetme në prag ndarjeje, Jenna Dewan shfaqet e mërzitur në Los Angeles

Javën e kaluar lajmi se Channing Tatum dhe Jenna Dewan do të ndaheshin shokoi publikn në mbarë botën por për aktoren e “Step Up”, gjërat janë edhe më të vështira.

Për shkak se Channing ka një karrierë shumë të suksesshme dhe ajo prej vitesh është lënë në hije, ka bërë që shumë media të huaja të flasin me ironi për të.

Në portale të ndryshme online gjenden artikuj dhe tituj si; “Kush është Jenna Dewan, aktorja që askush nuk e njeh” dhe kjo gjë duket se e ka prekur shumë 37-vjeçaren.

Megjithëse ajo është një aktore e talentuar, të qenit nënë nuk e ka lejuar atë të angazhohet me role të mëdha filmike. Kjo ka qenë edhe një ndër arsyet e kësaj ndarjeje të papritur që po e ndjek Dewan nga pas kudo.

Ajo është fotografuar ditën e djeshme teksa dilte e vetme nga palestra. Jenna dukej e sfilitur dhe në një gjendje jo të mirë psikologjike. Ajo është parë duke pushuar disa minuta në makinën e saj për tu menduar para se të nisej dhe të largohej që aty.

Sa i përket marrdhënies së saj me Channing Tatum, procesi i tyre i divorcit ende nuk dihet se kur do të nisë.