Showbiz

Ed Sheeran shfaqet për herë të parë me vajzën e vogël

Këngëtari i famshëm Ed Sheeran u fotografua për herë të parë me vajzën e tij të porsalindur e cila ka një emër shumë të veçantë, Lyra Antarctica.

Kjo ndodhi vetëm 5 javë pasi bashkëshortja e tij Cherry Seaborn solli në jetë vogëlushen duke ndryshuar krejtësisht jetën e tyre.

Babi Ed u fotografua nga paparacët jashtë shtëpisë së tij me babin në karrocë në Londër. Ai dhe Cherry lajmëruan ardhjen në jetë të vajzës në fillim të muajit shtator ndërkohë që të shtatzëninë arritën ta mbajnë sekret pa asnjë problem dhe asnjë dyshim.

Artisti britanik ka disa kohë që është shkëputur nga muzika për t’ju përkushtuar familjes së tij dhe për të gjetur frymëzimin që i duhet për t’ju rikthyer sërish krijimit të këngëve të reja.