Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse Gjiko akuzohet për abuzim seksual, Elita i rri pranë!

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë. Bëhet fjalë për mashtrimin e një të miture dhe thuhet se ka abuzuar seksualisht me të duke e droguar me substancë narkotike.

E teksa akuzat për të vazhdojnë, duket se Elita Rudi nëna e dy fëmijëve të artistit, po i qëndron më pranë se kurrë. Pak javë më parë, bukuroshja ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, teksa i puth dorën duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.

Kujtojmë se Gjiko ka marrë një sërë komentesh pozitive edhe nga fansat gjatë këtyre ditëve të vështira për të,  teksa ndjekësit e tij treguan se sa shumë e duan dhe e mbështesin duke i dërguar në rrjete sociale qindra mesazhe pozitive dhe këtë mbështetje na e tregoi vetë reperi.

Duket se dashuria dhe përkrahja nuk ka fund për Gjikon, teksa disa orë më parë Elita ka postuar një sekuencë nga klipi që Gjiko do të publikojë së shpejti, teksa e ka shoqëruar me disa emoji zjarri.

Mirëpo, vlen për t’u përmendur fakti se që prej datës 4 mars nuk ka asnjë postim të Elitës me Gjikon në Instagram. A është kjo rastësi, apo fshihet diçka pas saj, kjo mbetet për t’u zbuluar…