Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse sot ka një jetë të lumtur bashkëshortore, aktorja Salma Hayek tregon se e detyruan familjarët të martohej!

Së fundmi fansat e Salma Hayek Pinault kanë folur për faktin se aktorja, kur u martua me bizesmenin francez të modës François-Henri Pinault në vitin 2009, nuk e kishte idenë se ajo do të martohej atë ditë. Gjatë intervistës së saj në kopertinën Glamour, Hayek Pinault zbuloi se dasma e saj në vitin 2009 me biznesmenin francez François-Henri Pinault ishte një surprizë e plotë për të.

Unë as nuk e dija se do të martohesha atë ditë. Ishte si një ndërhyrje. Nuk mendoj se e kam treguar ndonjëherë më parë këtë histori. Thjesht më çuan në gjykatë. Prindërit e mi, vëllai im, të gjithë po më ‘sulmonin’. Unë kisha një fobi ndaj martesës.

Pavarësisht këtyre ndodhive, martesa e saj është më e fortë se kurrë edhe pas 14 vjetësh.

Dyshja ka një vajzë 15-vjeçare, ndërsa François-Henri Pinault ka gjithashtu tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme.

Unë u martova me një burrë që është shumë mbështetës. Ai pa gjëra tek unë, që nuk i kam parë te vetja ime. Por, si ia bën çifti që gjërat mes tyre të mos bëhen të mërzitshme edhe një dekadë më vonë? Nuk e kuptoja këtë për një kohë të gjatë, por është krejtësisht në rregull që të mos bësh asgjë me partnerin dhe thjesht të jeni bashkë. Ndonjëherë, të jesh pranë tij bashkë me një filxhan çaj është mëse e mjaftueshme. Janë gjëra të vogla, të thjeshta.

Rikujtojmë se Salma Hayek është një aktore meksikane, producente televizive, producente filmash, regjisore filmash, aktiviste sociale dhe biznesmene e lindur në shtator të vitit 1966. Emri i saj i plotë është Salma Valgarma Hayek Jimenez dhe ka lindur në Veracruz, Meksikë. Hayek ka një pasuri prej 200 milionë dollarësh, 80 milionë dollarë më shumë se Angelina Jolie.