Celebrities Gossip Showbiz

Edhe sa vite para se të bëhet me fëmijë? Enca u heq dyshimet fansave

Atë e gjeni në “The Top List” me hitin muzikor “Nashta” dhe fansat së fundmi dyshojnë se ‘nashta’ ajo është në pritje të ëmbël. Siç e mësuat edhe nga titulli bëhet fjalë për këngëtaren shumë të dashur të publikut, Enca e cila aludohet kohët e fundit për një shtatzëni të mundshme.

Shpeshherë kur ajo bën një Q&A (pyetje-përgjigje) me fansat në Instagram, ata herë pas here e pyesin nëse ka qenë apo është shtatzënë. Për të gjithë skeptikët, Enca sqaron se në fakt nuk ka qenë kurrë në pritje të ëmbël, nëse ata mendojnë të kundërtën ajo thekson se mund të ketë shtuar disa kile sepse i pëlqen shumë ushqimi, ashtu si kundër të gjithë ne.

Nga ana tjetër, Enca tha se nuk ka ndërmend të bëhet nënë edhe për të paktën 5 vite të tjera, prandaj të gjithë ata që dyshojnë, më në fund mund të ndalojnë së aluduari. Deri atëhere ka kohë prandaj le të vazhdojmë të shijojmë hitet dhe prodhimet muzikore të artistes.